Përbërësit:
500 mish i bardhë pule
80 gr miell
50 gr nisheste
150 ml kos
1 lugë biber i kuq
1 thelb hudhër
1 vezë
krip,biber,vegetë
galetë
Përgatitja:
Mishin e pulës e prejmë në feta të holla dhe i kriposim ne të dy anët.
Në një enë të thellë përziejmë miellin,nishesten,biberin e kuq,hudhren,vegetën,biberin,vezën dhe kosin.Përziejmë mirë deri të formohet një masë pa kokrra.Në këtë masë shtojmë mishin e bardhë të pulës.Mbulojmë me foli plastmasi dhe e lejmë ashtu të mbuluar në frigorifer për rreth 30 minuta(sa më shumë që rri aq më mirë).
Pas kësaj kohe me pirun i nxjerrim fetat e mishit,i rrotullojmë në galetë dhe i fërgojmë në vaj nga 4-5 minuta nga të dyja anët.Servohen me sallatë të ndryshme,patate të fërguara,makarona apo pilaf.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.