![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2021/11/Meatballs-in-tomato-sauce.jpg)
Përbërësit për 4-6 persona:
500 gr mish i grirë
60 gr bukë bajate
1-2 qepë
1 ve
2-3 lugë gjelle vaj
300 gr oriz
1 thelb hudhre
2 presh
1 kg domate (ose 1 dozë 425 ml)
2-3 lugë gjelle salcë domateje
pipër i zi dhe i kuq
kripë
1 dozë misër (425 gr)
majdanoz
Përgatitja:
Buka qitet në një enë me pak ujë të ftohtë, dhe lihet të zbutët. Qeptë qërohen e grihën imët.
Buka e zbutur hiqet nga uji, ndrydhët e qitet në mish, qitet edhe gjysma e qepëve të grira, veja e mëlmesa dhe, mishi përzihet mirë.
Yndyra qitet mbi zjarr, nga mishi formohen qofte dhe qitën e fërgohen diku rreth 7-8 minuta, duke i rrotulluar herë pas herë, qoftet hiqen nga yndyra dhe lihen në një anë. Në një enë qitet ujë të valohet, qitet kripa e orizi dhe në temperaturë të ulët lihet të zihet 18 minuta, pastaj hiqet nga zjarri dhe derdhet në kulluese.
Preshtë lahen e grihën në rrathë. Hudhra qërohet e grihët imët. Domatet nëse janë të freskëta, qitën në ujë të valë dhe lihen të përvëlohen 2-3 minuta. Hiqen nga uji, shpëlahen më ujë të ftohtë, qërohen e prehën në copa të vogla.
Në yndyrën ku janë fërguar qoftet, kaurdisën preshtë, qeptë dhe hudhra, pastaj shtohen domatet e grira, qitën edhe mëlmesa sipas dëshirës dhe salca zihet edhe 5-6 minuta. Misri hiqet nga doza qitët në kulluese dhe i shtohet salcës, pastaj edhe qoftet e fërguara qitën mbi salcë dhe të gjitha së bashku zihen edhe 2-3 minuta.
Ena hiqet nga zjarri. Salca shërbehet me oriz, majdanozi i freskët hidhet sipër.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.