Perbersit:
½ kg mish
300 gr oriz
100 gr gjalpë
30 gr pure të domateve
1 kokërr qepë
Pak kripë.
Pergatitja:
Do të veprojmë si në çdo ragu.
Presim mishin dhe e skuqim me gjalpin e qepën.
Pastaj hedhim purenë e domates me pak ujë.
Shtojmë ujin e duhur dhe iu vëmë të ziejnë.
Ndërkohë para se të ziejë mishi, lajmë orizin e shtrojmë në një tepsi.
I radhitim copat e mishit në të, hedhim kripë e më pas lëngun e mishit dhe I vëmë në furrë të piqen deri në 25 minuta.
Që të na dalë orizi i mirë si kokrrat e pilafit të zier, duhet të kemi parasysh që lëngu i mishit të jetë i mjaftueshëm.
Për të qenë të sigurt ka një raport, një pjesë oriz dhe tre lëng mishi.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.