Përbërësit:
- 6 copë kofsha pule
- 200 gram domate qershi
- 1 lug piper i kuq
- 1 qepë e kuqe mesatare
- 2 thelpinjë hudhër
- 1 lug rozmarinë
- 4 lugë vaj luledielli (vaj ulliri sipas dëshirës)
- 1/2 lugë çaji mjaltë
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë çaji trumzë
- 1/2 lugë çaji qimnon
- 1/2 lugë çaji piper i zi
- 1/2 lugë çaji xhenxhefil
- 1/2 lugë çaji pluhur djegës
Përgatitja:
Për përzierjen e marinimit; Vendosni vajin e lulediellit në një enë të thellë përziejini me mjaltë, kripë, trumzë, qimnon, piper të zi, piper të zi, specin, xhenxhefil dhe pluhurin djegës.
Vendosni kofshat e pulës që keni larë me shumë ujë dhe tharë me leter në përzierjen për marinimin që keni përgatitur dhe vendosni në tepsi.
Vendosni domatet qershi që keni larë dhe kulluar ujin e tepërt në tepsi. Preni qepën e kuqe në unaza dhe shtoni në tepsi ,pastaj hudhërën e prer dhe rozmarinën.
Piqeni në furrë të parangrohur 200 gradë për 40-45 minuta dhe ndajeni me të dashurit tuaj ngrohtësisht.
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.