Përbërësit:
- 4 vezë,
- 2 decilitra jogurt,
- 150 gr gjizë,
- 150 gr përshutë,
- 2 speca të kuq,
- 2 decilitra vaj,
- 200 gr miell gruri,
- 200 gr miell misri,
- 1 pluhur për pjekje,
- melmesa.
Hapat:
Specat pastrohen, u hiqen farat dhe priten në katrorka, përshuta gjithashtu pritet në katrorka.
Në enë të përshtatshme tunden vezët, vaji, jogurti, gjiza, pastaj gradualisht shtohet mielli i misrit, mielli i grurit dhe pluhuri për pjekje, duke përzier gjatë tërë kohës, me qellim që të fitohet një masë kompakte.
Në fund shtohet përshuta dhe specat përzihen ngadalë me tel kuzhine, kallëpet për mufina lyhen me vaj, spërkaten me miell dhe në kallëpe derdhet masa e përgatitur.
Mufinat piqen derisa të skuqen në furrën e nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.