Përbërësit:
- 500 gr miell,
- 2 vezë,
- 2 patate,
- 150 gr përshutë,
- 100 gr gjizë,
- 1/2 tharmë,
- 1 lugë e çajit sheqer,
- 90 gr gjalpë,
- 1 decilitër ajkë,
- 2 decilitra qumësht,
- 4 decilitra ujë,
- kripë.
Hapat:
Në një enë e derdhim qumështin e vakët, sheqerin dhe 1 lugë miell.
Të gjitha i përziejmë dhe i lëmë në vend të ngrohtë për të ardhur, patatet zihen dhe shtypen ndërsa përshuta pritet imët.
Në enë të veçantë bashkohen gjysma e miellit, tharmi i ardhuri gjalpi, vezët, gjiza, pureja e patateve dhe ajka.
Hedhet kripë sipas shijës, e pastaj gradualishtë shtohet miellin i mbetur dhe ngjishet me dorë, derisa brumi të fillojë të ndahet nga gishtërinjtë.
Brumi i ngjeshur lihet për të ardhur, pastaj t’hollohet në çdo të dytin rreth nga brumi vendoset pak përshutë e imtësuar, përshuta mbulohet me rrethin e zbrazët nga brumi dhe skajet shtypen pak me gisht, për t’u ngjitur më mirë.
Pogaçëzat e përgatitura fërgohen në vaj të nxehtë nga të dy anët, derisa të skuqen.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.