Përbërësit:
- 700 gr mushkëri pule
- 400 gr domate të konservuara
- 100 gr ullinj
- 1 kokë qepë
- 1 karrotë
- 2 thelpinj hudhre
- 0,5 decilitër vaj
- 2 decilitra supë pule
- 200 gr oriz
- melmesa
- kripë
- Biber i zi.
Pergatitja:
Qepa dhe domatet e konservuara priten në katrorka, ullinjtë priten në rrathë, karrota grihet trash nerende, ndërsa hudhra grihet shumë imët.
Mushkëritë e pulës kaurdisen derisa të skuqen në vaj të nxehtë, pastaj mb, to derdhet supë pule, mbulohen dhe kaurdisen në temperaturë mesatare derisa të zbuten.
Në tenxhere të veçantë, në pak vaj ullir, kaurdiset qepa, shtohen hudhra e karrota, pastaj domatet e konservuara dhe ullinjtë, u hedhen mëlmesa sipas shijës dhe kaurdisen duke shtuar ujë kohë pas kohe, sipas nevojës derisa të fitohet një masë kompakte.
Nga fundi i kaurdisjës shtohen mushkëritë dhe të gjitha kaurdisen bashkë edhe pak.
Orizi zihet në ujë me kripë dhe shërbehet si garnir me mushkëritë.
Ju bëftë mirë!
© 2022 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.