Përbërësit:
- 1/2 kg mish i kuq
- 2-3 copa qepë
- kripë dhe piper i zi
- vaj
- karrota
- spec i kuq
- kungulleshka
- patëllxhan
- lakër
- domate.
Përgatitja:
Mishin e kaurdisim në pak vaj në një tenxhere bashkë me qepët.
U shtojmë kripë dhe vegetë dhe e lëmë të ziej me kapak të mbyllur për 3 minuta.
Pastaj shtojmë perimet e grira: karrotë, spec të kuq, kungulleshkë, patëllxhan, lakrën e grirë. E përziejmë dhe i shtojmë piper të kuq dhe në fund një domate të copëtuar!
I shtojmë ujë të vluar aq sa ta mbulojë gjellën për një gisht. E lëmë të vlojë për rreth një orë me kapak të mbyllur.
Pas një ore e hedhim gjellën në tavë dhe sipër i hedhim copa domatesh e spec të gjelbër. E fusim në furrë derisa të marrë ngjyrë më të theksuar.
Ju bëftë mirë!
© 2022 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.