Perbersit:
800 gr patate
400 gr kërpudha
1 presh
1 lugë borzilok
1 vezë
50 ml qumësht
100 gr djathë parmezan
vaj vegjetal
kripë
Biber i zi.
Pergatitja:
Së pari kërpudhat i premë dhe i skuqim në vaj vegjetal.
Pasi të jenë skuqur i shtojmë pak kripë, biber të zi dhe borzilok.
Në anën tjetër patatet i presim në formë të rrumbullakët me trashësi rreth 2mm.
Tepsinë e lyejmë pak me vaj vegjetal, i vendosim gjysmën e patateve, i kriposim.
Pastaj i shtojmë kërpudhat bashke me preshë të prerë me trashësi rreth 2mm, dhe në fund shtojmë patatet e mbetura.
I mbulojmë me folie alumini, i pjekim në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë celsius për 30 minuta.
Pastaj ia largojmë dhe ia shtojmë qumështin me vezët e tunudra dhe djathin parmezan. Në këtë mënyrë vazhdon pjekja edhe për rreth 10 minuta të tjera.
Ju bëftë mirë!
© 2023, Emathja. All rights reserved.