Perbersit:
- 500 gr mish gjoks pule
- lëng limoni dhe lëvore
- 4-5 thelpinj hudhre
- 1 lugë çaji mente e fresket
- 1 lugë çaji koper
- kripë
- Biber i zi
- vaj vegjetal
- 500 gr spinaq.
Pergatitja:
Marrim një enë dhe shtojmë hudhrat e grimcuara, limonin dhe të gjitha erëzat.
Gjoksit të pulës ia bëjmë vijat me thikë së pari në formë horizontale, pastaj në formë vertikale, duke e kujdesur për thellësinë e prerjeve.
Mishin e marinojmë me masën e përgatitur dhe e vendosim në një qese për ngrirje dhe e lëmë të marinohet së paku një orë.
Pasi mishi të jetë gati, e pastrojmë nga erëzat dhe e skuqim nga të dyja anët për 3-4 minuta në vaj vegjetal.
Në të njejtën enë ku është skuqur mishi, skuqim spinaqin për 3-4 minuta duke ia shtuar kripën, biberin e zi dhe hudhër pluhurin.
Në fund mishi servohet me spinaq.
Ju bëftë mirë!
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.