Patate me Mish te Bluar dhe Salce Bashamel

spot_imgspot_img

Përbërësit:
7-8 patate mesatare
400 gr mish i bluar
2 qepë
300 gr këpurdha
4 lugë vaj
krip,biber,vegetë
Përbërësit për salcën beshamel:
2 gota qumësht
1 lugë margarin
2 lugë miell
krip,biber i zi,vegetë
Nevoitet edhe pak kaqkavall

Përgatitja:
Fillimish fërgojmë qepët e grira imët,pas pak shtojmë mishin e bluar dhe erëzat.
Në fund shtojmë këpurdhat dhe fërgojmë edhe pak.
Patatet i pastrojmë,i qërojmë dhe i grijmë në feta të holla.
I renditim në tepsi dhe përmbi ia qesim mishin e bluar me qepë.Ia shtojmë një gotë ujë.Tepsinë e mbulojmë me foli alumini dhe e pjekim në furre 40 minuta në temperaturë 200 *C.
Deri sa të pjeken patatet përgatisim salcën beshamel.
Shkrijmë margarinën pastaj i shtojmë miellin.fergojmë duke e përzier pandërprerë deri sa të marrë ngjyrë.
Pastaj i shtojmë qumështin dhe e përziejmë mirë që mos të mbetet kokrra.
Kur të trashet i shtojmë erëzat dhe e largojmë nga zjarri.
Nxjerrim tepsinë nga furra dhe përmbi ia qesim salcën beshamel.Sërish e mbulojmë me foli dhe e pjekim edhe 15 minuta.
Pas kësaj kohe i qesim kaqkavallin e shkrirë dhe e pjekim edhe rreth 10 minuta pa foli alumini.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakTavë e përzier
Artikulli tjetërMantia me patate

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu