Përbërësit:
Patate,
mish të grirë të përgatitur për qofte,
vaj ulliri,
kripë dhe piper të zi,
Përgatitja:
Pasi t’i keni qëruar dhe larë patatet prejini në feta si në foto, pastaj merni mishin e përgatitur dhe formoni qofte të rrumbullakta, jo shumë të trasha dhe në çdo fetë patate vini nga një qofte dhe kështu me rradhe të gjitha, pasi t’i keni mbushur merni letër furre vendosni patatet siper letrës, hidhini vaj, kripë dhe piper dhe mbështillini mirë me letrën e furrës një nga një të gjitha patatet, pastaj futini në furrë në 180° për 40 minuta, pas 40 minutash hapini letrat, të gjitha, e lërini edhe 10 minuta të tjera që të skuqen, pastaj hiqini dhe janë gati për t’u servirur.
Ju bëftë mirë.
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.