Përbërësit:
4 gota lëng pule,
2 lugë gjelle makarona orzo,
2 lugë gjelle
lëng limoni,
½ gotë gjethe majdanozi të grirë,
1 vezë,Kripë,
Piper
Përgatitja:
Hidhni lëngun e pulës në një enë të madhe dhe vendoseni në zjarr të nxehet. Shtoni makaronat dhe ziejini për 11 minuta.
Largojeni përzierjen nga zjarri dhe shtoni lëngun e limonit sëbashku me majdanozin e grirë. Spërkatini me pak kripë dhe piper.
Merrni pak lëng nga supa dhe hidheni në një tas të vogël. Shtoni vezën dhe rriheni mirë. Hidheni përzierjen te supa dhe shërbejeni menjëherë.
Ju befte mir!
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.