Përbërësit:
- 500 gr petë për pite,
- 2 copë preshë,
- 400 gr kërpudha,
- 1,5 decilitra vaj,
- 4 vezë,
- 2 decilitra ajkë,
- 1 Pluhur pjekje,
- 3 decilitra qumësht,
- melmesa,
- Biber i zi,
- Rigon.
Hapat
Preshi pritet në rrathë ndërsa kërpudhat priten në rriska.
Në pak vaj kaurdiset preshi me qëllim që të zbutet, e pastaj shtohen kërpudhat, mëlmesa të përziera, biberi i zi dhe rigoni, të gjitha kaurdisen derisa të zbuten kërpudha dhe derisa të shterët lëngu i tepërt.
Secila petë paloset në formë trekëndëshe, spërkatet me vaj, lyhet me mbushje nga preshi e kërpudhat dhe pastaj peta mbështillet.
Petët punohen në formë të rrumbullakët në atë mënyrë që të fitohet pamje e trëndafilit.
Kollpitet e vogla në formë trëndafili renditen njëra pas tjetrës në tavën e lyer me vaj dhe piqen, derisa të skuqen, në furrën e nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius.
Në enë të veçantë tunden vezët, qumështi, pluhuri për pjekje dhe ajka. Kur kollpitet të jenë gjysmë të pjekura, derdhet mbi to përzierja e përgatitur dhe kthehen sërish në furrë për t’u pjekur përfundimisht.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.