Përbërësit për 4-5 persona:
1 pulë të madhe
1 shishe birrë
1 qepë të prerë hollë
½ filxhan çaji majdanoz të prerë hollë
1 lugë kafeje rigon
vaj e kripë e piper
Përgatitja:
1. Lajmë pulën dhe e ndajmë në racione të mëdha. Në një tenxhere të madhe hedhim vaj dhe e lëmë të nxehet. Hedhim në tenxhere pulën dhe e lëmë të skuqet, së bashku me qepën.
2. Pasi të ketë marrë ngjyrë hedhim erëzat dhe rregullojmë me kripë e piper.
3. Në fund shtojmë birrën, ulim zjarrin dhe e lëmë pulën të gatuhet në zjarr të ngadaltë, pa shtuar fare ujë. Nëse konsiderohet e nevojshme mund të shtojmë pak birrë akoma.
4. Shërbejeni pulën me pure ose pilaf.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.