![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2021/11/pul-euml-m-euml-oriz-t-euml-f-euml-rguar_hd.jpg)
Përbërës:
4 fileto pulë Keskinoğlu,
2 qepë,
2 thelpinj hudhre,
2 karota,
3 lugë gjelle vaj ulliri Ravika,
3 gota oriz,
300 ml lëng të mishit të pulës Keskinoglu,
1 limon,
kripë, piper,
majdanoz.
Përgatitja:
Në një tigan, fërgojeni qepën, hudhrën dhe karotat në vaj ulliri. Shtoni orizin dhe fërgojeni edhe për disa minuta tjera. Shtoni lëngun e mishit të pulës. Lëreni orizin të zihet deri sa të ketështerur lëngu.
Shtrydhni lëngun e gjysmës së limonit në një enë tëveçantë. Shtoni lëngun e limonit, kripën dhe piperin mbi orizin e zier dhe përzijeni.
Në një tigan tjetër, ngrohni vajin e ullirit dhe më pas skuqini filetot Keskinoğlu në të.
Preni filetot e fërguara në copëza më të vogla dhe shërbejeni përmbi oriz, duke u hedhur sipër majdanoz të grirë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.