Përbërësit:
24 krahë pule,
majdanoz,
250gr gjalpë,
2.5 filxhan bukë e grirë,
175gr parmezan,
3 thelpinjë hudhër,
1 lugë kafeje piper i kuq,
vaj,
kripë/piper.
Përgatitja:
Krahëve të pulës ua presim skajet dhe sipër tyre hedhim kripë dhe piper të zi.
Në enë të madhe e të thellë e hedhim hudhrën e grirë, majdanozin e grirë, parmezanin dhe piperin e kuq. I përziejmë të gjitha dhe në këtë miks i kalojmë krahët e pulës, të cilat i rendisim në tavën e lyer me gjalpë. Sipër tyre e hedhim përmbajtjen e mbetur nga ena.
E shkrijmë gjalpin e mbetur dhe e hedhim sipër krahëve të pulës në tavë. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 30 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.
Krahët e pjekurë i rendisim në pjatën për servirje. Dekorimin e bëjmë sipas dëshirës.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.