Përbërësit:
- 750 gr mish gjoks pule,
- 1 lëng limoni,
- 4 lugë vaj vegjetal,
- 50 gr miell,
- 150 ml qumësht,
- 500 gr spinaq,
- 40 gr gjalpë,
- kripë.
Hapat:
Nxeheni vajin në zjarr normal, në një tigan të madh.
Kalojeni pulën në miell, lyejni mirë dhe fërgoni në vaj për 5 minuta, derisa të marrë pak ngjyrë.
Lageni me limon, kripen dhe lëreni në zjarr për 2 minuta të tjera, shtoni qumështin dhe vazhdojeni gatimin për 5-8 minuta derisa mishi të bëhet mirë dhe salca të jetë trashur.
Gjatë gatimit të pulës, zieni spinaqin në një tenxhere me ujë të vluar për 5 minuta, derisa të zbutet.
Kullojeni dhe shtrydheni që të eliminoni ujin e tepërt, tretni gjalpin në një tenxhere mesatare, fërgoni spinaqin në zjarr të fortë për 2-3 minuta.
Ndajeni pulën nëpër pjata të veçanta, hidhni gjalpë spinaqit dhe shërbejeni.
Ju bëftë mirë!
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.