Qofte me Djath

spot_imgspot_img

Përbërësit për 4 persona:
500gr mish i grire viçi
100gr proshute e pjekur e grire ne mikser
1 patate mesatare e ziere e reduktuar ne purè
2 veze
30gr djath kaçkavall te grire
80gr djath qe shkrin (te tipit guda, fontina etj)
2-3 luge galete (buke te thate te grire)
1 qepe
40gr gjalp
1 luge vaj ulliri
80ml brendi (konjak)
2 gjethe dafine
kripe
piper

Përgatitja:
Bashkojme ne nje ene te madhe mishin e grire, purène e patateve, proshuten, vezet, djathin kaçkavall te grire, kripen dhe piperin derisa te perftojme nje brume homogjen. Me kete perberje formojme nje qofte te madhe te cilen e kalojme ne galete dhe e leme menjane.
Marrim nje leter alumini (aq te madhe sa ta mbuloje komplet qoften) dhe vendosim ne bazamentin e saj qepen e prere holle, e sperkasim me 1 luge vaj ulliri, vendosim siper qoften e madhe dhe e rregullojme me disa copeza gjalpi ne siperfaqe dhe 2 gjethe dafine. E mbyllim letren e aluminit ne formen e karameles dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 1 ore.
Kur te jete pjekur, e heqim nga furra, eleminojme letren e aluminit dhe e vendosim qoften ne taven ku e gatuam bashke me lengun qe ka leshuar. Vendosim mbi qoften djathin qe shkrin te prere ne rripa, e lagim me pak brendi dhe e rivendosim ne furre edhe per 5 minuta te tjera derisa djathi te jete shkrire. E shoqerojme te prere ne feta me sallaten e stines.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu