Qofte me salcë qepësh

spot_imgspot_img

Përbërsit :

  • 1 kg mish i bluar,
  • 1 vezë,
  • ¼ filxhan troshka buke/galetë,
  • ½ lugë hudhër pluhur,
  • 1 filxhan qepë të grira,
  • 1 lugë salcë soja,
  • 1 lugë vaj ulliri,
  • kripë dhe piper i zi,
  • 2 lugë miell,
  • 1 filxhan supë viçi,
  • 2 lugë vegeta.

Përgaditja:

Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, thërrimet e bukës, kripën, piperin e zi, qepën e prerë imët, hudhrën e bluar dhe salçën. Formoni me duar 8 topa.

Nxehni vajin në një tigan të sheshtë në nxehtësi mesatare. Skuqni qepën, shtojini vegeta, kaurdiseni dhe kur të ketë marrë pak ngjyrë shtojini miellin.

Pasi të marrin trajtë homogjene, kalojini sipër topat e mishin që formuat dhe futini në furrë të piqen, të lyer me pak vaj ulliri dhe me 1 filxhan supë viçi, për 20 min në temperaturë 220 gradë Celsius.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu