Perbersit:
200 gr mish pule
20 gr thërrime buke
30 gr djathë
2 hudhra
borzilok
kripë
Biber i zi
2 kungullesha të vogla
vaj vegjetal.
Pergatitja:
Marrim filën e pulës, e bluajmë ose e grimcojmë sa më imët që mundeni, pastaj ia shtojmë hudhrat e prera imët, djathin, thërrimet e bukës, borzilokun dhe kripën me biber të zi.
I përziejmë mirë dhe masën e fituar e lëmë në frigorifer për 30 minuta.
Në anën tjetër kungulleshat i ndajmë për së gjati me trashësi rreth 1,5 mm.
Më pas marrim mishin e ndajmë në disa pjesë dhe ia japim fomrën e qofteve dhe secilën e mbështjellim me nga një kungulleshë.
Pastaj i vendosim në shkopinj dhe skuqeni në vaj vegjetal në temperaturë mesatare në të dy anët.
Ju bëftë mirë!
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.