Perbersit:
500 gr brokoli
1 tufë shparg
1 qepë
2 thelpinj hudhre
vaj ulliri
kripë dhe piper i zi.
Pergatitja:
Në vaj fërgohen qepa e grirë imët dhe hudhra e bluar. Këto fërgohen derisa të zbuten.
Shpargujt pastrohen nga pjesa drunore, zihen në ujë për pak kohë dhe pastaj shtohen tek tenxherja me qepë.
Shtoni edhe brokolin e prerë dhe mbi këto hidhni ujin. Supa zihet për 20 minuta ose derisa të zbuten perimet.
Në fund bluhet me blender dore.
Ju bëftë mirë.
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.
REKLAMA