Salcë me Spec të Kuq Djegës dhe Arra Kokosi

spot_imgspot_img

Këshillë: Kjo salcë pikante përdoret për të shoqëruar peshk të zier ose makarona llazanja.
Përbërësit për 8 persona:
10 gr.speca të vogla djegëse, të prera hollë e pa farëza
20 gr. speca jeshile djegëse, të prera hollë e pa farëza
100 gr. gjalpë
250 gr. karkaleca deti të qëruar (sipas dëshirës)

Përbërësit për beshamelin me arra:
30 gr. gjalpë
400 ml. qumësht arrash kokosi
30 gr miell
2 thelpinj hudhër të shtypura ose të grira hollë
1 lugë supe salcë soje
kripë dhe piper
arrë moskati e bluar

Përgatitja:
Në fillim përgatitet beshameli me arra kokosi. Përgatiteni përzierjen duke tretur fillimisht 30 gramët e gjalpit në një tenxhere të vogël e duke shtuar më pas miellin.

Lëreni në zjarr të ngadaltë për dy minuta, duke e përzier vazhdimisht. Më pas shtoni qumështin e arrave të kokosit dhe lëreni derisa të marrë valë. Hidhni kripën, piperin dhe arrën e moskatit dhe vazhdojeni zierjen për 20 minuta, duke e përzier vazhdimisht.

Pasi ta keni hequr tenxheren nga zjarri, hidhni salcën e sojës dhe hudhrat.

Për të gatuar specat përdorni një tenxhere tjetër, ku do të ngrohni në fillim 100 gr. gjalpë derisa të marrë ngjyrë. Shtoni specat dhe hidheni menjëherë masën e përgatitur në beshamelin me arra kokosi, duke e përzier vazhdimisht derisa specat të homogjenizohen në të plotësisht. Nëse dëshironi, në fund të gatimit mund të shtoni karkaleca deti.
Kjo salcë serviret e ngrohtë.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakSalce Xaxiqe
Artikulli tjetërKuleç të butë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu