Përbërësit:
- ½ kg. salcë domateje,
- 100 gr. uthull,
- 250 gr. sheqer,
- 400 gr. qepë,
- 2 lugë pluhur xhenxhefili,
- 1 lugë spec i kuq,
- 2 lugë kripë,
- 2 lugë pluhur mustarde,
- 5 karafila.
Udhëzimet:
Grini hollë qepët.
Vini në tigan pak vaj dhe hidhni aty qepët për t’i skuqur për disa minuta.
Shtoni salcën e domateve dhe gatuajeni për të paktën 20 minuta.
Masën vëreni në një shtypës.
Rivendoseni në tigan, kësaj radhe në zjarr të ulët dhe shtojini uthullën e sheqerin duke e përzier gjatë gjithë kohës.
Shtoni në fund të gjitha erëzat dhe kripën, gjithmonë duke i përzier.
Lëreni në zjarr të ulët për të paktën një orë në mënyrë që të gjithë përbërësit të krijojnë një masë homogjene dhe të çlirojnë plotësisht aromën e tyre.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.