Përbërësit:
- 400 gr kikiriki,
- me maje gishtash kripë,
- 1 lugë gjelle vaj,
- opsionale mjaltë.
Udhëzimet:
Për përgatitjen e gjalpës së kikirikut mund të përdorni atë lloj kikiriku që ju e pëlqeni më së shumti- të pjekur, të njelmët, pa kripë ose edhe të përzier.
Të gjithë përbërësit thjeshtë bluajini me blender derisa të fitoni një masë kremoze.
Mbani në mend që nëse doni që gjalpa juaj e kikirikut të ketë shije më të ëmbël, atëherë shtojani edhe një lugë mjaltë.
E ruajtur në frigorifer, gjalpa mund të qëndrojë deri në 3 muaj.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.