Përbërësit:
- 8 speca (të kuqe ose të verdha)
- 2 patate të ziera
- 85 gr djathë provolone
- 4 lugë gjelle djathë parmixhan
- 1 vezë
- 3 lugë gjelle qepë të njoma (të copëtuara)
- Vaj ulliri
- Kripë
- Piper i zi.
Përgatitja:
Ngrohni fillimisht furrën në temperaturën 200 gradë Celcius. Largoni bishtat e specave dhe me anë të një thike hiqni të gjitha farat. Lërini ato mënjanë në mënyrë që t’i përdorni më pas.
Shtypni patatet e ziera me anë të një piruni dhe në të shtoni djathin provolone, djathin parmixhan, vezën dhe qepët e copëtuara.
Rregullojini me pak kripë dhe piper të zi dhe përzijini mirë në mënyrë që përbërësit të kombinohen plotësisht me njëri-tjetrin.
Mbushini specat me masën e përgatitur me anë të një luge çaji dhe renditini ato në një enë për pjekje.
Spërkatini me pak vaj ulliri dhe mbulojini me pjesën e prerë në fillim të pastruar nga farat.
Vendosini në furrë të piqen për rreth 30 minuta. Shërbejini menjëherë sapo t’i largoni nga furra.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.