Perbersit:
450 g mish i grirë viçi
300 g rriska të gjera mishi
3 karota të prera në katrorë
2 rrënjë majdanoz të prerë në rrathë
2 degëza selinoje
1 qepë
2 thelpinj hudhre
550 g domate të konservuara të prera në katrorë
250 g djathë mocarela
1 litër supë pule
60 fletë borziloku
vaj ulliri, krip dhe piper
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohni pak vaj ulliri në temperaturë mesatare dhe shkurt marinoni qepen e grirë, karotën, rrënjët e majdanozit dhe selinon.
Pastaj shtoni mishin e grirë, fërgoni edhe dhjetë minuta, dhe përzieni domaten e grirë, hudhrën dhe supën.
Hidhni kripë dhe piper, zieni 5-7 minuta, pastaj shtoni rriskat e thërrmuara dhe lini që të vlojnë 15-20 minuta në temperaturë mesatare.
Para se t’i servirni shtoni djathin mocarelë të prerë në katrorë, hidhni borzilokun e grirë dhe servireni derisa është e ngrohtë.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.