Perbersit:
1 kg speca për mbushje
3-4 qepë
domate të bluara në blender ose salcë e gatshme domatesh
500 gr mish i bluar
150 gr oriz
kripë dhe piper i zi
piper i kuq
mëlmesa (vegetë, trumëz e piper i zi)
vaj.
Pergatitja:
Qepët e grira i skuqim në tigan. Kur të marrin ngjyrë të artë shtojmë edhe mishin e bluar, kripën e piperin.
Masën e përziejmë vazhdimisht që të mos ngjitet. Pastaj gradualisht shtojmë edhe salcën e domateve dhe në fund orizin e shpëlarë.
Atëherë e fikim zjarrin.
Specat e larë e të pastruar nga farat i rendisim në tavën ku do të piqen. Pastaj nisim e i mbushim gradualisht me mishin e fërguar më parë.
Kur të ketë përfunduar mbushja, sipër u hedhim pak vaj, mëlmesa e ujë sipas dëshirës.
Specat piqen në furrën e parangrohur në 230 gradë për afro 50 minuta.
Ju befte mir!
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.