Perbersit:
600 gr mish i kuq
2-3 qepë
3 thelpinj hudhre
2 domate
2 patëllxhan
4 speca të gjelbër
mëlmesa
vegeta Podravka
kripë dhe piper i zi.
Pergatitja:
Qepën e kaurdisim bashkë me hudhrën në vaj derisa të zbutet. Pastaj shtojmë mishin dhe vazhdojmë me kaurdisjen në zjarr të ngadaltë derisa të ndryshojë ngjyrë mishi.
Pastaj shtojmë patëllxhanët e prerë në kube dhe vazhdojmë fërgimin duke e përzier vazhdimisht tavën deri në zbutjen e patëllxhanëve.
Më pas shtojmë specat e domatet dhe kripën e mëlmesat e tjera sipas dëshirës. Ia hedhim edhe një gotë ujë dhe e tavën e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë për një orë.
Sipas dëshirës mund t’i shtosh edhe salcë domatesh dhe bamje e patate.
Pasi të jetë zier gjella e hedh në tavë furre dhe e vendos në furrë derisa të shterrojë mirë lëngun.
Ju befte mir!
© 2023, Emathja. All rights reserved.