Përbërësit:
15 gr kërpudha (të egra, të thara)
1/2 gotë ujë
1/2 gotë verë e bardhë (e thatë)
4 lugë gjelle gjalpë (pa kripë)
450 gr kërpudha (të bardha)
1 qepë (e madhe, e bardhë, e prerë)
1 degë rozmarinë (e vogël)
5 gota lëng pule (ose perimesh)
2 lugë çaji kripë
3 lugë çaji piper i zi
Përgatitja:
Ngroheni ujin me verën derisa të ziejnë dhe shtoni kërpudhat e egra të thara. Lërini të rrinë për 20-30 minuta, ndërsa përgatisni përbërësit e tjerë.
Hidheni qepën në një tigan të madh dhe skuqeni në gjalpë në flakë të mesme. Shtoni hudhrën dhe lëreni të djersijë. Ulni flakën që të mos marrin ngjyrë kafe.
Shtoni kërpudhat e bardha dhe përziejeni sa të vishen me qepën dhe hudhrën. Kullojini kërpudhat e thara, duke e ruajtur lëngun e tyre. Hidhini në tiganin me kërpudhat e bardha dhe lërini të djersijnë për 10 minuta.
Shtoni lëngun që ruajtët, rozmarinën, lëngun e pulës ose perimeve dhe vëreni në flakë të ulët. Ziejini përreth një orë.
Provojeni dhe jepini shijes supës me kripë dhe piper. Hiqeni degën e rozmarinës. Këtë supë mund ta kaloni dhe në frulator që ta konsumoni si pure.
Ju befte mir!
© 2023, Emathja. All rights reserved.