Perbersit:
1 lugë gjelle vaj ulliri
500 gr kofshë pule
1 qepë
2 thelpinj hudhre
1 karrotë
400 gr domate të bluara në blender ose salcë e gatshme domatesh
250 ml lëng pule
1 lugë e mesme erëza të përziera PODRAVKA
600 gr patate
kripë dhe piper i zi.
Pergatitja:
Nxejmë një tenxhere të madhe mbi zjarr në temperaturë mesatare. Shtojmë vajin dhe sapo të nxehet, shtojmë pulën, me lëkurë poshtë. Fërgojmë pulën në secilën anë për 3-4 minuta, ose deri sa të marrë një ngjyrë të kaftë. Heqim pulën nga tigani dhe lëmë anash.
Shtojmë qepën dhe karrotën me pak kripë në tenxhere dhe përziejmë mbi zjarr. Fërgojmë për 6-7 minuta, ose deri sa qepët të jenë zbutur. Shtojmë hudhrën dhe vazhdojmë të gatuajmë edhe për 2 minuta të tjera.
Shtojmë pulën e fërguar përsëri në tenxhere. Hedhim edhe domatet, lëngun e pulës dhe erëzat e përziera dhe përziejmë. Hedhim kripë e piper, mbulojmë dhe lëmë të ziejë ngadalë për 20 minuta, ose deri sa pula të jetë gatuar dhe salca të jetë trashur pak.
Ndërkohë ziejmë patatet në një tenxhere me ujë për 10-12 minuta, ose deri sat ë zbuten. Kullojmë dhe servojmë së bashku me pulën e gatuar.
Ju befte mir!
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.