Perbersit:
petë të gatshme
60 gr gjalpë
1 qepë
2 copë selino e freskët
2 karrota
kripë dhe piper i zi
2 kub pule Podravka
500 ml ujë
3 patate
225 gr gjoks pule i fërguar
3 lugë gjelle miell
125 ml qumësht
3 lugë gjelle majdanoz i freskët
1 lugë gjelle rigon i tharë PODRAVKA.
Pergatitja:
Ndezim furrën në 220 C. Marrim një petë të gatshme dhe e vendosim në një enë për pite 20 cm. Lëmë anash.
Vendosim gjysmën e gjalpës në një tigan. Shtojmë qepën, selinon, karrotat, kripën dhe piperin. Gatuajmë dhe përziejmë perimet deri sa të zbuten. Shtojmë edhe kubet e pulës dhe ujin. Lëmë masën të vlojë. Shtojmë patatet dhe gatuajmë për disa minuta.
Në një tenxhere mesatare, shkrijmë gjalpën e mbetur. Shtojmë pulën dhe miellin. Shtojmë qumështin dhe lëmë të nfrohet. Përziejmë masën e pulës me masën e perimeve dhe gatuajmë deri sa të trashet.
Shtojmë erëzat e freskëta. Hedhim masën në enën ku ndodhet peta. Vendosim petën e dytë mbi, dhe e mbulojmë fillin me të. Bëjmë 4 prerje mbi që të ketë ku të dalë avulli.
Pjekim në furrën e parangrohur për 15 minuta. reduktojmë temperaturën në 180 C dhe vazhdojmë pjekjen për 20 minuta, ose deri sa petët të marrin një ngjyrë kafe.
Ju befte mir!
© 2023, Emathja. All rights reserved.