REKLAMA
Perbersit:
10 domate
1 lugë të gjellës salcë
4 lugë të gjellës vaj vegjetal
2 hudhra
1,5 litra ujë
2 lugë të çajit kripë
1 lugë të çajit Biber i zi.
Pergatitja:
Furrën ndezeni në temperaturë 190 gradë celsius dhe domatet vendosni në një tepsi dhe për 15 minuta i pjekëni.
Domatet i merrni nga furra dhe i qërroni, në një tenxhere të thellë e derdhni vajin vegjetal dhe hudhrën e fërgoni pak, pastaj ia shtoni domatet.
Ia shtoni ujin, salcën dhe domatet i shtypëni, supën e lëni të vlojë.
Pas vluarjës ia shtoni erëzat dhe rreth 5 minuta e përzieni në temperaturë mesatare.
Ju bëftë mirë!
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.