Perbersit:
4 lugë gjelle gjalpë
500 ml lëng super perimesh
1 patate
300 gr karrota
160 gr qepë
1 selino e freskët
1 lugë e mesme xhenxhefil i freskët
120 ml krem kokosi
1 lugë e mesme kërri
1 lugë e mesme kripë
piper.
Pergatitja:
Nxeni gjalpën në një enë të madhe mbi zjarr në temperaturë mesatare deri sa të shkrihet. Shtoni lëngun e supës, pataten, qepën, selinon dhe xhenxhefilin, duke përzier kohë pas kohe, deri sa patatja të jetë zbutur; rreth 30 minuta. Zbuloni dhe lëreni të ftohet, rreth 15 minuta.
Bluani supën me mikser dore shkop deri sa të fitoni një masë të lëmueshme.
Ktheni supën tek tenxherja; shtoni kremin e kokosit. Hidhni kërrin pluhur, kripën dhe piperin. Gatuani mbi nxehtësi të ulët deri sa supa të jetë nxehur, rreth 10 minuta.
Ju bëftë mirë!
© 2023, Emathja. All rights reserved.