Përbërësit:
- 3 qepë
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 1 lugë gjelle vaj
- 1 lugë çaji domate të bluara në blender ose salcë e gatshme domatesh
- 2 lugë gjelle miell
- 5 gota lëng mishi
- 1 lugë çaji kurkuma
- kripë dhe piper i zi
- 1 lugë çaji qimnon
- magdanoz
- mentë të thatë.
Përgatitja:
Gjalpën bashkë me vajin shkrijeni në zjarr të ngadalshëm.
Shtoni qepët e qeruara dhe të grira hollë. Fërgojini derisa të marrin një ngjyrë të artë. Pastaj shtoni salcën e domates.
Pas kësaj shtoni edhe miellin, por kujdesuni që gjellën ta përzieni vazhdimisht. Shtoni edhe dy gota ujë dhe duke e përzier, kujdesuni që mielli të shpërbëhet krejtësisht.
Pas vlimit shtoni edhe pjesën e mbetur të ujit dhe prisni që gjella të vlojë edhe një herë.
Shërbehet e ngrohtë.
Ju bëftë mirë.
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.