Përbërësit :
- gjoks pule,
- mustardë,
- 100g djathë i grirë,
- pana ose qumësht,
- vaj ulliri, gjethe sherbele, majdanoz i grirë,
- 2 thelpinj hudhër,
- 1/2 lëng limoni,
- kripë, piper.
Udhëzime për përgatitje:
Fetat e mishit të pulës i rrahim me rrahese dhë në cdo njërën prej tyre vendosim djathë të grirë, pak gjethe sherebele ose majdanoz. I mbledhim role dhe i fiksojmë me nje kruajtëse dhëmbësh. Recetën mund ta gatuani edhe duke përdorur pjesë të tjera të pulës, pa qenë nevoja ta bëni role.
Në një tigan hedhim pak vaj ulliri, hudhrën e shtypur dhe kur vaji të jetë ngrohur skuqim roletë. Tani i spërkasim me pak kripë dhe lëng limoni. Shtojmë në tigan musardën, panën dhe i lemë në flakë të ulët për 10 minuta, derisa mishi të jetë zier aq sa duhet.
I shërbejmë roletë së bashku me salcën duke përfunduar pjatën me pak vaj ulliri, piper dhe majdanoz të grirë ose gjethe sherebele.
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.