Përbërësit :
- 1 Kofshë qengji,
- 500 g patate,
- 2 degë rozmarinë,
- 2-3 thelpinj hudhër,
- 4-5 lugë vaj ulliri
- kripë, piper.
Udhëzime për përgatitje:
Pasi i qërojmë dhe i lajmë patatet, i presim në copa. Marrim një tavë dhe hedhim mbi të pak kripë kokërr trashë. Sipër vendosim patatet dhe kofshen e qengjit . Shtypim pak thelpinjtë e hudhrës dhe i vendosim mbi to.
Marrim rozmarinën dhe e shpërndajmë mbi patatet dhe mishin. I spërkasim me vaj ulliri dhe tavën e fusim në furrë të nxehtë, në temperaturën 220°C përreth 50-60 minuta duke e kthyer ndonjëherë kofshën në anën tjetër. Më pas, mishin dhe patatet i vendosim në pjata dhe i shërbejmë të ngrohta
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.