Përbërësit:
- 400 gram mish viqi
- 4 speca të kuq djegës
- 2 qepë
- 4 petë të gatshme(tortilla)
- biber i zi
- veget
- kripë
- sos domate
- vajë
Përgatitja:
Prisni mishin në feta të vogla, dhe vendosne në tigan, pastaj hidhni kripë, biber të zi dhe veget, prisni deri të skuqet mirë, pasi të skuqet largone nga zjarri.
Në një tigan tjeter skuqni qepet dhe specat, pasi të jenë gati gjithë përbërësit, shtrijeni tortillat në tavolinë për gatim.
Hidhni nga 100 gram mish në secilen tortill, pastaj hidhni speca dhe qepë.
Derdhni sos sipas nevojës, mbështjellni tortillat dhe konsumojeni. Ju bëftë mirë.
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.