Përbërësit:
- 1 kg patate
- 4 kungulleshka
- 6 domate të bluara në blender ose salcë e gatshme domatesh
- 4 qepë
- 125 ml vaj ulliri
- 2 lugë gjelle majdanoz
- kripë dhe piper i zi.
Pergatitja:
Ndizni furrën në 200C. Gjeni enën më të madhe për pjekje që ndodhet në kuzhinën tuaj, sepse nuk doni t’i rendisni perimet mbi njëri tjetin.
Vendosni patatet, kungulleshkat dhe qepët e kuqe në enë. Shtoni mbi domatet e blura dhe vaj ulliri, gjithashtu hidhni majdanozin e copëtuar. Shtoni kripë dhe piper sipas shijes. Përzini të gjithë përbërësit që perimet të jenë të mbuluara me salcën dhe vajin. Së fundmi, shtoni rreth 100 ml ujë në enë.
Pjekni në furrën e parangrohur për 90 minuta, duke kontrolluar pas një ore për të përzier perimet dhe për të shtuar edhe pak ujë nëse është e nevojshme.
Lëreni të ftohet pak para servimit.
Ju bëftë mirë!
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.