Përbërësit:
- 500 gr fasule
- 3 karrota
- 2 copa majdanoz
- 1 selino
- 2 patate
- 2 kokë qepë
- 4 thelpinj hudhre
- 1 lugë biber i kuq
- 2 lugë miell
- 3 decilitra lëng domatesh
- 1 deciltër vaj
- melmesa
- Biber i zi.
Përgatitja:
Karrotat, majdanozi, selino dhe qepa pastrohen mirë dhe priten në katrorka. Patatet qërrohen dhe priten në katrorë më të mëdhenje ndërsa hudhra me majdanozi grihen shumë imët.
Në tenxhere të thellë derdhet fasulja, mbushet me ujë dhe zihet derisa të vlojë, pastaj kullohet fasulja nga uji i parë, i shtohet ujë tjetër i vakët dhe shtohet mishi, karrotat, koka e qepës, hudhra, selino, majdanozin.
Të gjitha zihen bashkë, kur fasulja të jetë gjysmë e zier, derdhet lëngu i domateve, shtohen patatet dhe gjethe e majdanozit dhe vazdhon zierja.
Në tigan me pak vaj fërgohet qepa, hudhra e mbetur derisa të skuqen, shtohet mielli dhe fërgohet.
Tigani largohet nga zjarri, shtohet biber i kuq dhe përzihet ngadalë, kur të zbutet fasulja, në të derdhet fërgesa, shtohen mëlmesa sipas shijës dhe të gjitha zihen edhe 10 minuta.
Ju bëftë mirë!
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.