Përbërësit:
Krap i fresket 4-5 kg,mira eshte qe te jete Mashkull.
Qepe 1.5 kg
Hudhra 400 gr (te pa pastruara)
Domate 1 kg te pjekura ose salce, te ciles populli i Shkodres i thote Nerden
Uthull 12 litri
Pistil dhe kumbulla te thata sipas shijes
Gjethe lari(Dafine)
Vaj Kikiriku 400 gr
Piper, kripe, majdanoz dhe sheqer.
Përgatitja:
Krapi lahet dhe pastrohet nga luspat, te brendshmet, e ne menyre te vecante nga nje kocke qe gjendet ne gryken e kokes se krapit, te cilin shkodranet e quajne Pethi: Kjo kocke ka forme trekendeshi, e cila duhet hequr patjeter pasi i jep nje shije te hidhur taves se Krapit. Pas kesaj, peshkun e pastruar e presim ne thela 2-3 cm te trasha deri tek bishti i cili ne fund lihet sipas deshires. Kujdes duhet patur qe kokes se krapit ti lihet pak pjese nga trupi. Pas kesaj lahet me uje te bollshem dhe lihet te kulloje. Pasi eshte pastruar nga gjaku dhe uji, ne nje tigan i jepet nje faqe e lehte ne te dy anet duke e skuqur me vaj. Kjo sherben per ta mbledhe mishin e peshkut. Vajin e tiganit qe skuqem peshkun e ruajme pasi ne te do te pregatisim lengun e Taves ose icin sic i thone shkodranet
Përgatitja e Icit:
Qepen pasi e pastrojme, e grijme ne feta te holla per se gjati (si per sallate) e hedhim ne tiganin me vaj dhe kavertisim gjersa te marri nje ngjyre te kuqrremte. Pastaj hedhim hudhrat e pastruara edhe keto si dhe te prera ne gjysem ose ne katersh, ne varesi te madhesise se tyre dhe i kavertisim me qepen. Pastaj i hedhim domatet te cilave u kemi hequr lekuren me uje te vaket, ose Nerdenin (Salcen e Domateve) vazhdojme ti perziejme deri sa te behet nje mase uniforme (kur treten plotesisht qepet ne kete mase).
Pastaj i shtojme uthull rrushi sipas nevojes, pistil,- kumbulla te thata, piper, kripe, gjethe lari dhe i ziejne ne nje zjarr te ngadalte. Masa e ketij ici duhet te jete nje mase e njetrajtshme e trashe dhe nje shije pak xhelatinoze tipike e kesaj Tave qe ne gjuhen e Kulinarise quhet Gllasé. Ne varesi te uthulles, i shtohet edhe pak sheqer.
Pasi ici eshte gati, merren thelat e Krapit hidhen ne nje tave dhe mbi te hedhim icin. I shtojme pak uje, por me kujdes, duke patur parasysh edhe shterrimin e tij dhe futet ne nje furre me temperature normale 140°-150°C. Pasi Krapi ka marre faqe ne te dy anet e tij dhe ici eshte bere njesh me thelat dhe salca ka ngelur ne yndyren e vet, atehere Tava Shkodrane eshte gati. Pasi i hedhim pak majdanoz persiper e servirim ne tavoline.
Gjate servirjes per estetike, cdo thele i vendoset nga dy kumbulla te thata nga tava qe sherben si dekoracion ne forme garniture.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.