Përbërësit:
1.5kg patate, 350gr preshë, 1 kubë supë, 120ml ujë, 3 lugë magdanoz, 1 lugë vaj ulliri, 1 lugë gjalpë, 1 thelbë hudhër, 2 vezë, 1 gotë qumësht.
Përgatitja:
Në një tavë të qeramikes, vendosim gjalpin, patatet e pastruara dhe të coptuara i rendisim në të, sipër shtojmë prshin e pastruar dhe të coptuar, pastaj shtojmë magdanozin.
Në një enë vendosim kuben e supes me ujë të nxehtë dhe e lëm derisa të shkrihet.
Në një tjetër enë shtojmë ujin, vajin e ullirit hudhren e coptuar imët, masën e përziejmë bashkë, dhe e shtojmë në tavë, pastaj shtojmë ujin me kuben e supes.
Masen në tavë e përziejmë mirë, pastaj e vendosim në furrë në temperaturë 190gradë dhe e lëm të piqet për 90 minuta (vetëm se mbas 45 minutash tavës sipër i shtojmë folie alumini).
Në ndërkohë në një enë rrahim vezët së bashku me qumështin.
10 minuta para se ta heqim taven nga furra, shtojmë masen e përgaditur me vezë dhe qumësht, kështu tava ka shije dhe dukje shumë më të mirë.
Ju bëftë mirë
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.