Përbërësit:
1 pulë, 15 luge miell misri, 200gr gjalpë, 1 qepë, 1 luge kripë, 200gr petë bakllave, biber të kuq, biber të zi.
Përgatitja:
Mishin e pulës e zijmë me qepë,krip, biber t’kuq dhe biber t’zi afër 1 orë varësisht qfare është pula.
Miellin e misrit e kavërdisim afër 20 min.me yndyrë dhe kur fillon të ndron ngjyrë ( ngjyr kafeje t’qeltë) atëherë e përvlojmë me langun e mishit dhe e përzijmë vazhdimisht qe të mos bëhen duqa.
Qervishin e derdhim mbi petet e bakllavës, paraprakisht te skuqura në tavë ,sipri e qesim mishin e pulës dhe e fusim tavën në furrë të reshkët afër 15 min.
Çervishi me miell misri dhe me mish pule servohet me kos dhe hudher.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.