Përbërësit:
5 patate (të prera në feta)
250 gr proshutë
250 gr djathë (picash)
100 gr djathë parmixhano ((për beshamelin))
500 ml qumësht
50 gr gjalpë
4 lugë miell
2 vezë
kripë
piper.
Përgatitja:
Në një tenxhere skuqni gjalpin. Ndërkohë shtoni qumështin, miellin, kripën, piperin dhe vezët.
Merrni një tavë dhe e lyeni me pak gjalpë.Shtroni me kujdes masën që sapo përgatitët.
Shtroni një fetë me patate. Sipër vendosni një shtresë me djathin e picave. Më pas një tjetër shtresë me proshutën. Sipër i vendosni bashamelin. Përsëriteni këtë proces për rreth dy herë.
Në fund vendosni një shtresë patate, beshamelin dhe djathin parmixhano.
Vendoseni tavën në furrë përreth 1 orë, në temperaturë 180 gradë. Pasi të jetë gati, e nxirrni tavën dhe shijojeni!
Ju befte mir!
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.