Perbersit:
3-4 patellxhan
400 gr mish gjoks pule
40 gr oriz
1 qepë
2-3 dege selino
majdanoz
kripë
Biber i zi
vaj vegjetal
700 ml salce domatesh
½ lugë çaji hudhër të tharë.
Pergatitja:
Patëllxhanët e larë i presim për së gjati në trashësi rreth 2-3 mm.
Secilin e skuqim me shumë pak vaj vegjetal në tigan jo ngjitës.
Gjoksin e pulës e bluajmë me makinë të mishit, qepën dhe selinon i ndajmë në kube të vogla.
Bashkojmë qepët me mish, kripë, biber të zi, majdanoz dhe orizin dhe i përziejmë.
Marrim nga një lugë nga masa e përgatitur, i formojmë në formë të qepapëve dhe i mbështjellim me nga një copë patëllxhan.
Marrim tepsinë, shtojmë gjysmën e salcës, i vendosim patëllxhanët, më pas i mbulojmë me salcën e mbetur.
E pjekim në furrë në temperaturë 200 gradë celsius, fillimisht e mbulojmë me folje alumini, pjekët për 30 minuta.
Më pas ia largojmë folien dhe vazhdon të pjekët edhe për 10 minuta tjerë.
Ju bëftë mirë!
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.