Perbersit:
500 gr mish i bluar
1 qepë
500 ml Salce domate
50 gr bollgur
kripë
Biber i zi
majdanoz
3 patëllxhanë
2 kungullesha
3-4 domate
vaj vegjetal.
Pergatitja:
Skuqim qepën e grimcuar në vaj vegjetal dhe pastaj ia shtojmë mishin.
Pasi mishi të jetë gati ia shtojmë salcën e domateve, bollgurin, majdanozin, kripën dhe biberin e zi.
Perimet i premë në formë rrethore me trashësi rreth 3 mm.
Marrim masën e përgatitur dhe e vendosim në tepsi, mbi të shtojmë perimet e përgatitura me vaj vegjetal, kripë dhe biber të zi.
Tavën e vendosni në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë celsius për 30 minuta.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.