Perbersit:
200 g misër,
200 g bizele,
2 karota,
200 g oriz,
spec i kuq,
kripë,
piper,
një degë kanelle,
vaj,
qepë.
Përgatitja:
Priteni karotën në kube dhe qiteni në tenxhere me ujë të valuar.
Pas pesë minutash shtoni misrin e ngrirë dhe bizelen, degën e kanellës dhe zieni 15 minuta.
Derisa perimet të zihen, në një tenxhere tjetër zieni orizin.
Në vajin e ngrohur fërgoni qepën, shtoni orizin e zier, perimet e kulluara, specin e prerë përsëgjati, kripën dhe piperin dhe të gjitha përzieni mirë.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.
ADVERTISEMENT