Përbërësit:
- 3 krahë mish pule,
- 2 karrota,
- 2 patate,
- 1 qepë,
- 2 lugë bizele,
- 1 decilitër vaj,
- 1 decilitër lëng domatesh,
- 2 te verdha te vezes,
- 2 lugë salce kosi,
- 1 limon.
Hapat:
Lahet mishi dhe pritet në kube të vogla, karrota, pattet dhe qepa lahen mirë, pastrohen dhe grihen nerende.
Perimet vihen në vaj që të kaurdisen në temperaturë të ulët, pastaj shtohet bizelja dhe mishi.
Shtohet lëngu i domateve dhe kur mishi të zbutet shtohen 8 decilitra ujë të vakët.
Lëreni të ziejnë për 5 minuta dhe hiqeni nga zjarri, pasi të ftohet pak supa, me përzierje të vazhdueshme shtohen të verdhat e vezëve të përziera me krem.
Shtoni kripë dhe limonin, shërbehet e nxehtë.
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.