Perbersit:
1 kg fasule pllaqi
2 qepë të vogla të grira në kubik të vegjel
2 karrota të grira
3 luge gjelle majdanoz te grire
3 gjethë selinoje të fresket të grirë
200 gr salce domatesh
1 filxhan kafeje vaj ulliri
4 hudhëra të grira
kripë
piper
1 gjethe dafine.
Pergatitja:
Vendosim fasulet një nate perpara se ti gatuajme që të na zbuten.
I kullojme, i shpelajme dhe në një tenxhere ziejme fasulet pllaqi (gjysem të ziera) në ujë me kripe për 30-40 minuta.
Kullojme fasulet e ziera në një site dhe i leme menjë anë.
Në një tenxhere me vajin e ullirit skuqim qepën, karrotat,selinon për 3-4 minuta.
Shtojmë hudhrën, salcen e domates dhe majdanozin, kripën dhe piperin. Shtojmë fasulet pllaqi që ziem me përpara dhe i kaverdisim dhe 3-4 minuta akoma. Shtojmë 3 filxhana caji me ujë të ngrohte dhe i leme të marrin një valë për 2-3 minuta.
Vendosim fasulet pllaqi në një tepsi.
Fusim tepsinë me pllaqitë në furre të parapregatitur në temperaturen 170 – 180 grade celsius për 30 – 40 minuta.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.