Përbërësit:
600 gr fileto pule
500 gr karota
150 ml lëng pule
200 ml ajkë
50 gr djathë parmixhan
2 qepë,
1 thelpi hudhër
2 lugë gjelle gjalpë
2 lugë gjelle lëng limoni
kripë
piper i zi
Përgatitja:
Prejini filetot e pulës në copa të vogla dhe vendosini mënjanë. Më pas qërojini edhe karotat dhe prejini në feta mesatare ose për së gjati.
Shtoni gjalpin në një tigan dhe vendoseni në zjarr të shkrijë. Shtoni qepën dhe kaurdiseni për pak minuta derisa të zbutet dhe të marrë një ngjyrë të artë.
Hidhni në të filetot e prera të pulës, gatuajini për pak minuta dhe shtoni më pas karotat e prera. Hidhni hudhrën e copëtuar, ajkën, lëngun e limonit, lëngun e pulës dhe lërini të ziejnë mbuluar me kapak përreth 5 minuta.
Hidhni më pas pak kripë dhe piper të zi dhe transferojeni atë në një enë për pjekje.
Spërkateni me djathin e grirë dhe vendosini në furrë të piqen për rreth 15 minuta në temperaturën 180 gradë Celcius.
Ju befte mir!
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.